PAN ende pa kandidatë për anëtarë të KQZ-së

Aktuale

PAN ende pa kandidatë për anëtarë të KQZ-së

Më: 23 maj 2018 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) pritet që shumë shpejtë të dërgojnë emrat e kandidatëve të tyre për anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për Indeks se gjatë këtyre ditëve pritet dërgimi i emrave te presidenti, ani pse ata ende nuk janë caktuar.

Nëse PAN do të ketë vetëm dy anëtar në KQZ, atëherë njëri subjekt nga PAN do të mbetet pa anëtar në këtë komision.

“Do t`i dërgojmë emrat si koalicion gjatë këtyre ditëve”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Detaje rreth kësaj çështje nuk kanë dhënë as anëtarët e Nismës Socialdemokrate.

Krejt çka ka deklaruar deputeti Enver Hoti është se partia e tij do ta kryejë obligimin e saj në kohë.

“Gjithçka që është brenda normave dhe rregullave që e kërkon detyrimi ynë ndaj KQZ-së, ne do ta bëjmë me kohë”, është shprehur ai .

Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka tentuar të marrë edhe deklarimin e AAK-së, por zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se anëtarëve të tashëm të KQZ-së u ka kaluar mandati. Ndërsa, deri më tani, partitë që ia kanë dorëzuar emrat e kandidatëve Zyrës së Presidentit, janë Vetëvendosje dhe LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat