Vetëvendosja kujton vrasjen e 77 qytetarëve të Vushtrrisë

Aktuale

Vetëvendosja kujton vrasjen e 77 qytetarëve të Vushtrrisë

Nga: H.O. Më: 23 maj 2018 Në ora: 09:24
Pamje nga homazhet

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka kujtuar 19 vjetorin e vrasjes së 77 qytetarëve të Vushtrrisë. Kurti bashkë me nënkryetarin e Komunës Besim Muzaqi me drejtorë e asamblistë komunalë dhe me aktivistë të Lëvizjes bënë homazhe te varrezat ku ndodheshin edhe familjarët.

Postimi i plotë:

Në 19 vjetorin e vrasjes së 77 qytetarëve të Vushtrrisë, dje në këtë Komunë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin e Komunës Besim Muzaqi me drejtorë e asamblistë komunal dhe me aktivistë të Lëvizjes bënë homazhe te varrezat ku ndodheshin edhe familjarët që i përkujtonin më të dashurit e tyre.

Ne u kemi shumë borxh dëshmorëve e martirëve të cilët janë të vetmit që nuk i kanë borxh atdheut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat