Reshitaj në Samitin e Sofjes, kërkon përkrahje për mjedisin - Bota Sot
Reshitaj në Samitin e Sofjes, kërkon përkrahje për mjedisin

Aktuale

E shtunë, 26 maj 2018

Reshitaj në Samitin e Sofjes, kërkon përkrahje për mjedisin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:53
Albena Reshitaj në Samitin e Sofjes

Në kuadër të Samitit të Sofjes, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, zv/Kryeministrin Pacolli  e zyrtarë tjerë shtetëror, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku para përfaqësuesve të lartë të shteteve e bizneseve foli për rendësinë e trajtimit të problemeve mjedisore në menyrë të përbashkët.

“Po synojmë  të krijojmë një mjedis institucional ku ekonomia e tregut do të jetë në hap me ambientin. Qëllimi ynë final është ndërtimi i një ekonomie të gjelbër dhe të një kapitalizmi ekologjik, ku do të zbatohen teknologjitë e pastra dhe energjia e ripërtëritshme ” deklaroi ministrja Reshitaj.

Më tej ministrja Reshitaj kërkoi nga shtetet pjesëmarrëse përkrahje me  investime  në energji të ripërtëritshme, zvogëlimin e emetimeve, menaxhimin efikas të mbeturinave, fuqizimin e ekonomisë së gjelbër  dhe zbatimin e teknologjive të pastra.

Në fund Reshitaj deklaroi që ne si shtet e vlerësojmë si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira edhe me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar edhe më tutje dialogun rajonal dhe fqinjësinë e mirë.

Gjatë këtij forumi ministrja Reshitaj takoi udhëheqës të ketij forumi, liderë shtetesh e biznesesh nga Bashkimi  Evropian e Ballkani Perëndimor, me të cilët diskutoi për rritjen e bashkëpunimit ndershtetëror në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test