Terroristi i lirë bën thirrje për luftë në Siri

Aktuale

Terroristi i lirë bën thirrje për luftë në Siri

Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:26
Fitim Lladrovci

Fitim Lladrovci i dënuar për terrorizëm është liruar nga burgu. Vazhdon ideologjinë e njejtë

Fitim Lladrovci ka disa ditë që po e shijon jetën në liri, pasi ka përfunduar dënimin prej 3 vitesh e gjysmë për terrorizëm.

Emisioni Frontal në T7 ka qendruar sot në shtëpinë e tij në Obiliq por ai nuk ka pranuar të intervistohet apo të xhirohet.

Thotë se nuk ka punë me media, kur pyetet nëse do të dëshironte të fliste për jetën e tij në pas burgut.

Por, në liri Lladrovci po vazhdon ta promovojë ideologjinë e njëjte që e çoi atë drejt burgut.

Ai është herë pas here aktiv në rrjetin social Facebook, ku me anë të postimeve të xhirimeve audio-vizuale dhe fotografive, po bënë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, të cilës i përkiste para disa viteve.

Lladrovci në profilin e tij mban një fotografi ku i shihen vetëm sytë, ndërsa në kokë mban flamurin e shtetit Islamik.

Këtë flamur e mban edhe në kopertinën e tij ku shihen disa ushtrarë të shtetit islamik me armë në duar drejtuar disa personave të zënë rob.

Së fundi, Lladrovci ka shpërndar një thënie të zëdhënësit të Shtetit Islamik, Shejh Ebu Muhamed el-Adnani, i cili ishte vrarë gjatë fushatës ushtarake kundër Alepos.

Në një postim tjetër të tij shpjegohet se cfarë është ISIS.

Ndryshe, Gjykata Themelore në vitin 2015 e kishte dënuar Lladrovcin me 5 vite burg, pasi akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Por, Gjykata e Apelit ia kishte ulur atij dënimin në 3 vjet e gjysmë.

Fitim Lladrovci akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se disa herë udhëtoi drejt Sirisë gjatë viteve 2013-2014 për t’iu bashkuar organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al-Nusra”.

Ndryshe Lladrovci njihet si person që ka bashkëpunuar me me institucionet e sigurisë së Kosovës për ta sjellur nga Siria në Kosovë, Erion Zena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat