Vazhdon debati Haziri-PDK: A u lajmërua Urani i Kadrisë... - Bota Sot
Vazhdon debati Haziri-PDK: A u lajmërua Urani i Kadrisë...

Aktuale

E shtunë, 26 maj 2018

Vazhdon debati Haziri-PDK: A u lajmërua Urani i Kadrisë...

Nga: N.A Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:06
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri përmes një postimi në "Facebook", i`është përgjigjur deklaratave të ministrit të shëndetësisë Uran Ismaili, i cili ka thënë se qeverinë Haradinaj nuk mund ta rrëzojë LDK-ja, dhe se kjo qeveri do ta çojë deri në fund mandatin e qeverisës.

Haziri ka shkuar se kryetari i LDK-se është ai që ia organizuat mocionin e  votëbesimit me opozitën e dikurshme, atë me Listën Serbe dhe minoritetet.

Tutje nënkryetari i LDK-së ka  shkruar se është dëshpëruese që datën e zgjedhjeve e keni ngatërruar, 40 ditë nga rënia e qeverisë.

Më poshtë mund te lexonin statusin e plotë:

U lajmëru Urani i Kadrisë. Prita që dikush nga PDK po flet. Paskeni fillu me i mbushë boxat, a?! Lexoni drejt kur doni ju!
Kryetar i LDK’së është ai që ju e organizuat mocionin e votëbesimit me opozitën e dikurshme, Listën Serbe dhe minoritetet. Ju kujtohet, besoj?! Nuk falni suksese ju, e kuptueshme.
Por, dëshpëruese është që keni nis me harru. Bile edhe datën e zgjedhjeve e keni ngatërrue. 40 ditë nga ‘ramja’ e qeverisë. Mos e harro!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test