Mbahet konferenca kombëtare "Java e Shkencës 2018"

Aktuale

Mbahet konferenca kombëtare "Java e Shkencës 2018"

Më: 15 maj 2018 Në ora: 07:32
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), sot organizon konferencën kombëtare vjetore të shkencës "Java e Shkencës 2018".

Fjalën e  hapjes do ta mbajë Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ndërsa me një fjalë rasti,  të pranishmit do t'i përshëndesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj .

Gjatë kësaj konference do të pasqyrohen të arriturat e Kosovës dhe të rajonit në fushën e shkencës për periudhën njëvjeçare, ndërsa qëllimi i organizmit të saj është shkëmbimi i përvojave të Kosovës me vendet e rajonit në fushën e hulumtimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit social e ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat