Vizita e Eurostat-it në Kosovë

Aktuale

Vizita e Eurostat-it në Kosovë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:48
Ilustrim

Agjencinë e Statistikave të Kosovës e kanë vizituar përfaqësuesit e Eurostat-it, ku u diskutua për çështje specifike, sidomos lidhur me rekomandimet e Raportit të Progresit të BE për Kosovën dhe për ta rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e statistikave zyrtare në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Sipas ASK-së, në vizit ishin Pieter Everaers, drejtor i Drejtoratit A- Bashkëpunimi në Sistemin Statistikor Evropian; Bashkëpunimi Ndërkombëtar; Burimet në DG Eurostat, të Komisionit Evropian.

Shoqëruesit e Everaers ishin edhe Torbioern Carlquist, DG ESTAT Njësia A3, Koordinator i Eurostatit për Shqipëri dhe Maqedoni dhe Simen Saeterdal, DG ESTAT, Njësi A3, Koordinator i Eurostatit për Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Eurostati ka pasur takime me zv.kryeministrin, Enver Hoxhaj, Komisionin për Administratë Publike në Kuvendin e Kosovës dhe Zyren e BE-së në Kosovë, ku ka diskutuar për situatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në përgjithësi dhe me theks të veçantë për ndryshimet në Ligjin mbi Statistikat Zyrtare dhe sigurimin e burimeve të mjaftueshme për ASK-n.

Everaers ka bashkëpunuar me Agjencinë e Statistikave të Kosovës që nga viti 2005, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ASK-në dhe Sistemin Statistikor të Kosovës në tërësi.

:Agjencia e Statistikave të Kosovës është shumë falënderuese ndaj Everaers për kontributin dhe mbështetjen e dhënë Kosovës, ASK-së dhe stafit të saj, si gjatë misioneve të tij në Kosovë, raportimeve korrekte për Kosovën në Eurostat, e po ashtu edhe gjatë mbështetjes së dhënë stafit të ASK-së në trajnimet e tyre afatgjata, apo edhe të vizitave të tjera zyrtare në Eurostat. Zhvillimi dhe avancimi i mëtejmë i Sistemit Statistikor të Kosovës është pjesë e kontributit të Everaers. Eurostat është partneri kryesor i Instituteve Kombëtare të Statistikave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështet zhvillimin e Instituteve Kombëtare të Statistikave dhe të gjithë Sistemit Kombëtar të Statistikave”, thuhet në një kumetesë për media të ASK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat