Kjo është aktivistja e Vetëvendosjes që vdiq sot

Aktuale

Kjo është aktivistja e Vetëvendosjes që vdiq sot

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:53
Nita Rexha

Nita Rexha, aktiviste e Vetëvendosjes në komunën e Gjakovës ka vdekur sot në moshën 24 vjeçare.

Aktivistja Rexha kishte pësuar një aksident të rëndë me 14 mars. Duke mos i mbijetuar plagëve të marrë, Nita Rexha ndërroi jetë sot.

Trupi i pajetë i saj do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Hazir Berisha ka thënë se e e ndjera kishte qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres.

“Po diku më 14 mars ka ndodhur një aksident në Landovicë. E ndjera ka qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres, kurse bëhej fjalë për një vetë-aksident. Sot më informuan se vajza mbrëmë ka ndëruarr jetë”, ka thënë Berisha.

Image
Njoftimi për të ndjerën Nita Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat