Sherifi: Asociacioni s’do të vijë në Kuvend

Aktuale

Sherifi: Asociacioni s’do të vijë në Kuvend

Më: 3 prill 2018 Në ora: 16:06
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, miratoi sot në parim Projektligjin për Amnistinë.

Kryetarja e këtij komisioni Albulena Haxhiu abstenoi, pasi tha se votimi i saj për këtë projektligj paraqet konflikt interesi.

Haxhiu: S’mund ta jap votën time pro, përbën konflikt interesi

“Në qoftë se unë jap qëndrim në raport me këtë,  është konflikt interesi, sepse bie direkt, apo merret me veprimet politike, të cilat i kemi ndërmarrë në seancat e mandatit të kaluar, në përpjekje për të ndal demarkacionin dhe Zajednicën. Andaj unë nuk do të lëshohem, apo  nuk do të votoj për, për shkak të konfliktit të interesit. Në qoftë se ky projektligj procedohet në seancë, ne duhet ta kemi një opinion  nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në qoftë se përkrahja e këtij projektligji, vota pro këtij projektligji, përbën konflikt, që ta kemi zyrtarisht. Meqë nuk e kemi,  meqë jemi në rrethana të tilla, unë nuk mund ta jap votën time”, tha ajo.

Ndërkaq anëtari i këtij komisioni nga radhët e Nismës,  Bilall Sherifi, tha se nevojitet një ligj i tillë, për të përmbyllur një kapitull të një situate jashtëzakonisht të acaruar, kur në Kuvendin e Kosovës opozita kundërshtonte demarkacionin me anë të hedhjes së gazit.

Sherifi: Ligji për amnisti tejkalon situatat e acaruara

“Ky ligj ka pasur qëllim,  që të arrijë një tejkalim,  të një situate që ka qenë jashtëzakonisht e  acaruar gjatë periudhës,  kur opozita  e atëhershme,  kundërshtonte ratifikimin e  demarkacionit  dhe marrëveshjen për asociacionin. Kemi konsideruar tani më, që këto situatat janë tejkaluar dhe kam mbështet idenë  dhe iniciativën,  për të proceduar  një ligj,  përmes së cilit do të përmbyllet ajo pjesë e historisë parlamentare të Kosovës.  Me idenë që në të ardhmen t’i kthehemi rrugës ta quaj ashtu jo demokratike, sepse nuk dua, sepse në fund të fundit, kam qene pjesë e asaj mënyrë të kundërshtimit dhe për mua edhe ajo ka qene ne korniza demokratike. Diçka përtej demokratikes. Nuk e shoh që kanë qenë mjete të papranueshme, në funksion të arritjes së një qëllimi politik. Por, megjithatë duhet ta kemi parasysh. Gjatë ushtrimit të atij aktiviteti op ozitar, janë shkel ligjet. E dimë të gjithë që kemi shkelur ligjet dhe gjithmonë shkeljet e ligjit duhet të përmbyllen me një ligj. Ligji për amnisti zakonisht përdoret për t’i tejkaluar situatat e tilla, të cilat krijohen pas ndasive”, tha ai.

Ndërkaq  Hajdar Beqa, anëtar i këtij komisioni nga radhët e PDK-së,  tha se mbështet këtë ligj dhe se e ka më të lehtë ta mbështesë, pasi ai vetë nuk ka gjuajtur gaz.

Beqa: Unë s’kam gjuajt gaz, e kam më lehtë ta mbështes këtë ligj

“Është e dënuar me ligj, vepra  hedhja e gazit, apo mbajtja e atyre mjeteve është e dënuar me ligj.  Ne kemi iniciativë prej 11 deputeteve, që është gati prej të gjitha partive politike, që kanë nënshkruar shumica e partive të ndryshme politike.  Unë  si deputet e mbështes këtë projektligj, në këtë fazë për të shkuar më tutje. Por, e kam një propozim konkret.  Ndoshta  e bëjë dhe me amandament,  se atëherë krijojmë një situatë tjetër. Kur është gjatë periudhës 25 gusht 2015,  10 maj 2017. Ne kemi pasur raste dhe në 2018 kur u hedh gazi në Kuvendin e Kosovës dhe krijojmë një situatë të pahijshme, për një periudhë falim për një periudhë nuk falim. Edhe të shtohet deri në mars 2018. Nga 25 gushti 2015 deri në mars 2018, deri në ditën kur ka kaluar demarkacioni me Malin e Zi. Në këtë fazë e mbështes.  Unë s’kam gjuajt gaz, nuk ndihem fajtor dhe e kam me lehtë me mbështet”, tha ai.

Sami Kurteshi nga VV,  tha se s’është i bindur ende që ka kaluar koha e kundërshtimeve të tilla në Kuvend. Ai tha se në rast se Kuvendit do t’i vijë marrëveshja për asociacionin, atëherë jo të gjithë deputetët do ta pranojnë.

Kurteshi: S’jam i bindur që ka kaluar koha e kundërshtimit në kuvend

“Faza cikli e kundërshtimit politik të ndërgjegjshëm, për çka është përdor gazi lotsjellës për të cilin është fjala, mendoj që politikisht nuk ka kaluar. Nuk jam krejt i bindur që nuk ka më kohe, ose ka kaluar koha  e kundërshtimit të veprimeve brenda Kuvendit të Kosovës, të ligjeve apo marrëveshjeve që kanë kaluar. Nëse këtij Kuvendi i vjen përsëri një marrëveshje apo ligj  për krijimin e bashkësisë se komunave serbe, që është dhe më i rrezikshëm se demarkacioni, unë s’mendoj që të gjithë deputetët do ta pranojnë më aq lehtësi. Dhe nuk mund të marrë me mend, se do të ketë deputet në Kuvend që do ta kundërshtojnë me të gjitha format. Natyrisht, që përdorimi i gazit lotsjellës nuk është formë demokratike. Ajo ka qene situatë e jashtëzakonshme, por megjithatë një shkelje e tillë më duket më e vogël, se sa një shkelje për të kaluar këto  marrëveshje”, tha ai.

Por përgjigje për këtë pati Bilall Sherifi, i cili tha asociacioni nuk do të vijë në Kuvend dhe se ai do të hyjë në fuqi, në momentin që miratohet nga ana e Qeverisë.

Sherifi: Asociacioni s’do të vijë në Kuvend

“Samiu s’e di a foli në emër të VV,  apo në emër të tij personal, që nuk garantoi që nuk ka më tema për të cilat më nuk do të përdoreshin. Nuk e ke patjetër me sqaruar. Nëse ka dilema të tilla, atëherë është dhe i pakuptimtë dhe debati rreth kësaj. Kjo nuk po bëhet vetëm për të liruar vetëm deputetet që disa tash janë dhe ministra nga përgjegjësia. Por, po bëhet për të mbyll një kapitull.  Dhe e dyta, asociacioni nuk vjen më në Kuvend.  Po e shoh shumë po e shtrojnë këtë temë dhe në media në shkrime autoriale dhe në debate. Asociacioni, Gjykata kushtetuese ka dhënë aktgjykimin e vet dhe Qeveria e Kosovës mbi bazën e atij aktgjykimi do të hartojë një asociacion, i cili s’do të vijë në kuvend. Do të hyjë në fuqi nga momenti që e miraton Qeveria, ashtu siç e miraton Qeveria”, tha ai.

Ndërkaq Korab Sejdiu  votoi kundër këtij Projektligji , duke pohuar se është kundër projektligjit për amnistinë. 

Sejdiu: Ne e kundërshtojmë këtë ligj

“Grupi Parlamentar kundërshton kalimin e këtij ligji për amnistinë,  sepse nuk e konsideroj se është mënyrë e duhur  për të trajtuar këtë çështje. Kisha dëshiruar me vazhduar tutje pak dhe në nivel personal. Mendoj që ky ligj tejkalon dhe qëllimin që e ka, sepse qëllimi i njëjtë kishte mund të arrihet dhe në procedura gjyqësore. Veçanërisht duke pasur parasysh se këto janë vepra penale që kryhen me dashje nuk mund të kryhet nga pakujdesia”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat