Ambasadori zviceran në Serbi: Tirana, Zagrebi dhe Beogradi janë çelësi i paqes

Aktuale

Ambasadori zviceran në Serbi: Tirana, Zagrebi dhe Beogradi janë çelësi i paqes

Më: 1 prill 2018 Në ora: 17:06
ambasadori zviceran në Beograd, Philippe Guex

Beogradi, Zagrebi dhe Tirana janë trekëndëshi kryesor për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka deklaruar ambasadori zviceran në Beograd, Philippe Guex.

“Zvicra dhe Serbia mund të mos pajtohen për Kosovën pasi ne e kemi njohur pavarësinë e saj. Ne kemi kosovarë të shumtë në Zvicër dhe për këtë e përkrahim Kosovën”, është shprehur Guex.

Ai vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar për hyrjen e Serbisë në BE.

Guex bëri të ditur se Zvicra po e ndihmon Serbinë të mbledhë taksat në nivelin lokal.

“Ne filluam me një program pilot që përfshinte nëntë komunitete lokale dhe tani janë pothuajse 40. Mbledhja efikase e taksave është çelësi për komunat dhe rajonet por edhe për shtetin në tërësi”, ka thënë ambasadori.

Sipas tij, Zvicra ka rritur ndihmën financiare për Serbinë në mënyrë që të tregojë solidaritet, të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm dhe të përshpejtojë anëtarësimin e saj në BE.

“Evropa nuk është Evropë pa Ballkanin Perëndimor prandaj ne po përpiqemi t’i ofrojmë Serbisë çdo lloj ndihme për harmonizimin e rregullave dhe standardeve me ata që janë në pushtet në BE”, ka thënë Guex.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat