"Protestat në Kukës ndodhin shumë rrallë dhe për gjëra shumë të mëdha"

Aktuale

"Protestat në Kukës ndodhin shumë rrallë dhe për gjëra shumë të mëdha"

H.Orana Nga H.Orana Më 31 mars 2018 Në ora: 20:52
Pamje nga protesta ne Kukes

Sot është protestuar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, për vendimin e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, për taksën e qarkullimit në Rrugën e Kombit.

Image
Rexhep Shahu

Lidhur me këtë protestë, njohësi i çështjeve politike dhe shkrimtari Rexhep Shahu, thotë se nëse kryeministri Rama nuk reflektonn, atëherë do ta thellojë dëmin ndaj vetes.

Ai thotë më tutje se në Kukës protestat ndodhin vetëm për gjëra të mëdha.

“Nëse nuk reflekton ai do ta thellojë dëmin ndaj vetes së tij. Protestat në Kukës ndodhin shumë rrallë dhe për gjëra shumë të mëdha. Shqiptarët janë dyfish të ndëshkuar nga kjo taksë ekstra pasi shqiptarët e paguajnë taksën e rrugës në çmimin e shtuar të karburantit. Tani në Kukës e në Shqipëri po cënohet rëndë liria. Kryeministri kërcënon në rrjetet sociale, ministri i brendshëm gjen armiq dhe flet si kundër armiqve”, thotë analisti Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat