Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” gjashtë heronj nga Gjakova

Aktuale

Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” gjashtë heronj nga Gjakova

Më: 29 mars 2018 Në ora: 13:07
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” gjashtë heronj nga Komuna e Gjakovës.

Ai me këtë rast ka kujtuar edhe 14 dëshmorët e UÇK-së që ranë heroikisht pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës.

Publikimi i plotë i Thaçit:

Me urdhrin “Hero i Kosovës”, për t’i nderuar veprat e tyre në shërbim të atdheut, dekorova dëshmorët Elton Zherka, Përmet Vula, Bujar Roka, Hamëz Zymeri, Ilir Soba dhe Sadedin Shehu nga Komuna e Gjakovës.

Po ashtu, sot i kujtojmë dhe i nderojmë edhe 14 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë heroikisht pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës.

Por, derisa nderojmë trimërinë e heronjve dhe dëshmorëve në para 19 vjetësh, gjithashtu kujtojmë edhe sakrificën e martirëve të Komunës së Deçanit, të vrarë në ofensivën e egër serbe ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut.

Heronjtë, dëshmorët dhe martirët janë çmimi i lirisë sonë. Ata do të jenë gjithmonë frymëzim i përditshëm që ta ruajmë lirinë për të cilën dhanë jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat