Përplasje e ashpër Haradinaj- Selimi, i ndalon Kadri Veseli

Aktuale

Përplasje e ashpër Haradinaj- Selimi, i ndalon Kadri Veseli

Nga: I.J. Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:24
Ramush Haradinaj dhe Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Kuvendi ndërprenë punimet për shkak të mungesës së kuorumitKuvendi i Kosovës ka ndërpre punimet e seancë së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të premten e ardhshme në ora 10:00.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që të sanksionohen me mëditje deputetët që nuk rrinë në seancë, për të cilin propozim kryeparlamentari Veseli tha se duhet ta vendos Kuvendi kur në sallë janë 80 deputetë dhe pastaj ai është i gatshëm ta zbatojë.

***

Paqja në mes të vëllezërve Haradinaj dhe Rexhep Selimit ka përfunduar.

Si miq të vjetër nga koha e luftës , ata gjithmonë kanë evituar debatet personale, por kjo paqe nuk ekziston më.

Selimi ishte përplasur me Daut Haradinajn ditën kur u votua demarkacioni ndërsa me Ramushin në debatin e ditës së sotme.

Ka mjaftuar përmendja e këtij fakti nga Selimi ka nervozuar keq të parin e ekzekutivit. Ai e ka quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

Por në momentin kur Haradinaj është acaruar ashpër ka ndërhyrë kreu e Kuvendit duke ju lutur Haradinajt që të ketë kujdes me fjalorin.

Ky debat i ashpër mes Selimit dhe Haradinajt u bë gjatë debatit për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.

Selimi: Rrugët që i kemi dhënë vet më kurrë nuk mund t’i nxjerrim

“Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “, tha Selimi.

Pas kësaj deklarate reagoi kryeministri i Kosovës duke akuzuar rëndë Rexhep Selimin.

Gjatë fjalës së tij ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke e lutur Haradinajn që të ketë kujdes me fjalorin, pasi po e prishin, të gjithë, duke filluar nga vet ai.

Haradinaj: Rexhë ti je rrenc i madh

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prek që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar  mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë...por prit veç pak, ti po thua  që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës,  gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, i tha Haradinaj Selimit. 

Selimi: Po dukem goxha i menqur kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde

“Dua t’i them Ramushit keq e ki, e ki keq edhe kur e përmende 15 katëshin sepse unë e ti nuk jemi takuar kurrë në 15 katshin, jemi takuar në Gllogjan, Jabllanicë dhe nëpër luftë. Po ashtu, sa i përket që s’më ka hy asnjë therr në këmbë, unë besoj që nuk të vjen keq për këtë punë se mua nuk më ka hy asnjë therrë po shumë prej therrave i kemi kaluar bashkë unë e ti Ramush, nuk e di sa therra i kanë hy Hashimit që tash je në koalicion me të, por therra kemi kaluar bashkë unë e ti. Kurse, sa i përket a jam i mençur, po; po dukem kogja i mençur jam e sidomos në momentin kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde, sepse po ta votojsha Qeverinë tënde do të ndihesha përgjegjës për atë çka ka ndodhur pardje”, tha Selimi.

Kryeministri Haradinaj ka reaguar sërish, duke e pyetur deputetin Selimi nëse është i sigurt që për pak ditë në pushtet e  ka shitur tokën, derisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sërish ka ndërhyrë duke e lutur që të kthehen në temë për hir të shoqërisë gjatë luftës.

Haradinaj: A je i sigurt që kemi humbur tokë

“Rexhë të kishe thënë ky fitoj këtë, ky këtë, dhe Ramushi marren nuk të kisha reaguar  sot, nuk e di pse të ka shkuar mendja veç te pushteti, ti e din Rexhë, nëse nuk e din Rexhë, a je i sigurt që për pak ditë në pushtet e kam bërë atë Rexhë, jo nëse je a je i sigurt“, i tha Haradinajt.

Kurse, Selimi u dëgjua tek sa tha se nuk tha që është i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat