AME dërgon ndihmë pajisje për Emergjencat e Shqipërisë

Aktuale

AME dërgon ndihmë pajisje për Emergjencat e Shqipërisë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:15
ilustrim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës dërgon ndihmë me pajisje për vërshime në Shqipëri.

Dërgimi i pajisjeve është bërë në bazë të kërkesës që ka dërguar Drejtoria e Emergjencave Civile nga Republika e Shqipërisë në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, për dërgimin e ndihmës në pajisje për kërkim shpëtim në ujera sipërfaqësorë.

Në kuadër të ndihmës do t’iu ofrohen 25 palë çizme (peshkatarësh) të gjata gome me gjoksore. Pajisjet në fjalë do t’u jepen njësive të kërkim shpëtimit në ujera sipërfaqësor, në shfrytëzim të përkohshëm, deri në stabilizimin e situatës nga vërshimet.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e MPB-së do të jetë e gatshme për dalë në ndihmë të gjitha shteteve në nevojë edhe në këtë rast dëshmohet gatishmëria e AME-së në kryerën e detyrave si brenda territorit të Republikës së Kosovës, po edhe në ndihmë shteteve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat