Hoxhaj: Thaçi është më kompetent sa i përket mbrojtjes së Kosovës

Aktuale

Hoxhaj: Thaçi është më kompetent sa i përket mbrojtjes së Kosovës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:23
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se demarkacioni ka qenë pika më e nxehtë e politikes së Kosovës, që e ka mbajtur vendin të izoluar dhe të stagnuar, prandaj votimi është lajm i mirë për Kosovën.

Hoxhaj, duke folur për njohjet e shtetit të Kosovës, ka thënë në Rrokum se në dy vjetet e fundit ka ndryshuar qasja ndaj shteteve, por ai ka theksuar se jo vetëm Ministri i Jashtëm, por edhe krejt ambasadorët në vende të ndryshme duhen angazhuar maksimalisht për njohjet.

Hoxhaj ka thënë se ai ka qenë i angazhuar kohët e fundit për dialogun me Serbinë, ndërsa ka  vlerësuar se presidenti Hashim Thaçi është njeriu më kompetent dhe më përfaqësues sa i përket mbrojtjes së Kosovës në çdo sferë të shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat