Isa Mustafa: Demarkacioni hap i rëndësishëm për Kosovën

Aktuale

Isa Mustafa: Demarkacioni hap i rëndësishëm për Kosovën

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:42
Isa Mustafa

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, e ka komentuar ratifikimin e Demarkacioni nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në një lidhje direkte nga Gjermania në lajmet e Kk, Mustafa ka thënë se votimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

“Përpos kësaj ky është edhe një hap për shënimin e sovranitetit shtetëror, pas votimit ne i përfunduam zyrtarisht kufijtë me Malin e Zi”, ka thënë Mustafa.

“Natyrisht ekziston edhe mundësia e korrigjimit të vijës kufitare nëse të dyja palët gjejnë fakte për këtë gjë”.

“LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat