Apostolova: E shokuar dhe e tronditur nga gazi lotsjellës në Kuvend

Aktuale

Apostolova: E shokuar dhe e tronditur nga gazi lotsjellës në Kuvend

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:54
Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar ashpër pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kur votimi për demarkacionin ishte gati

“E tronditur nga gazi lotsjellës në Kuvend! E shokuar që deputetët e një parlamenti në Europë po aplikojnë taktika të rrezikshme që po e çojnë prapa Kosovën”, ka shkruar Apostolova.

Gazi lotsjellës ka ndërprerë seacën e demarkacionit, pikërisht kur ishin bërë votat për ta ratifikuar këtë marrëveshje që e ka mbajtur vendin peng që gati tri vite.

Para seancës, Apostolova u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli, për t’u siguruar që seanca do të shkojë si duhet dhe për t’u bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat