“Patrioti i fshehur që do t’ia sjellë Kosovës të martën dy gjëra të mira”

Aktuale

“Patrioti i fshehur që do t’ia sjellë Kosovës të martën dy gjëra të mira”

Nga: A.Zh Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:55
Vija kufitare Kosovë - Mali i Zi

Opinionisti dhe profesor Binak Maxharraj, ka dhënë parashikimin e tij për seancën e Kuvendit, që do të mbahet të martën, e ku do të votohet për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Maxharraj, në një postim në Facebook, ka thënë se të martën Kosovës do t’i ndodhin dy gjëra të mira, përcjell Bota sot.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, Demarkacioni të martën do të rrëzohet me votën e ndonjë “patrioti”, ndërsa do të rrëzohet edhe Qeveria e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Patrioti i fshehur

Të martën Kosovës do ti ndodhin dy gjera të mira:

E para,demarkacioni rrezohet, sepse ende besoj se midis deputetëve të Kosovës gjendet ndonje patriot i vërtët i cili rrinë strukur dhe pret rastin të godas.

E dyta, më mos votimin e demarkacionit duhet të bjënë edhe qeveria Haradinaj, sepse ajo ska më as fytyrë e as faqe të qeverisë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat