Deputeti i Vetëvendosjes Ali Lajçi nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit edhe pse minutat e tij për të folur kishin skaduar.
Ai ka vazhduar të flas ndonëse kryesuesi i Kuvendit Xhavit Haliti ia ndali mikrofonin dhe ia dha lejen deputetes së LDK-së Hikmete Bajrami.
Por Lajçi assesi nuk e ka ndal fjalën edhe pse fjalimin e tij e kanë dëgjuar vetëm deputetët në sallë sepse ai ka folur me mikrofon të fikur.