Limaj i mërzitur për vdekjen e bashkëluftëtarit: Komandant Guri, prehu në paqe - Bota Sot
Limaj i mërzitur për vdekjen e bashkëluftëtarit: Komandant Guri, prehu në paqe

Aktuale

E shtunë, 22 shtator 2018

Limaj i mërzitur për vdekjen e bashkëluftëtarit: Komandant Guri, prehu në paqe

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:35
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes se Jetullah Çarrit ish luftëtarit të UCK-së, i cili ka ndërruar jetë sot.

Limaj ka thënë se Komandant Guri ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai ishte një luftëtar i paepur për liri. Pjesëmarrës dhe drejtues i shumë betejave për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë, Jetullah Çarrit (komandant Gurit).
Jetullah Çarri ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ishte një luftëtar i paepur për liri. Pjesëmarrës dhe drejtues i shumë betejave për lirinë e Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Çarri.
Prehu në paqe komandant Guri!
Lavdi veprës tënde!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test