Haradinaj: Shteti jep para edhe në të zezën

Aktuale

Haradinaj: Shteti jep para edhe në të zezën

Më: 1 mars 2018 Në ora: 12:57
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke replikuar me deputetët ka thënë se duhet të dihet se shteti është shtet dhe ka disa shpenzime, obligime dhe jep para edhe në të zezën.

Haradinaj: Është një farë fukarallëku që po e shoh 

“Kjo ideja e shumë prej juve sa të ndershëm jeni me kursye popullin po del hipokrite sepse ne krejt e njohim njëri tjetrin dhe e dimë që i keni marrë krejt këto mëditje kur iu ka ardhë rendi, jeni shku, jeni hy e jeni dal, amo ndaluni diku sepse janë gjëra që i di populli, i kemi listat kush ka marrë mëditje, mundemi me i nxjerr me ua publiku diku edhe të gjithë marrin, nëse është problemi krejt i trajtojmë po e bëjmë një paket dhe vendim çka. .....Është pak e habitshme për mua, është një farë fukarallëku që po e shoh ku doni me ardhe, edhe pak duam me i kursye edhe letrat, mos të blejmë nja 10 letra, o shteti është shtet i ka do shpenzime, i ka do obligime, e ka një reprezentacion, jep para edhe në të zezën, ka raste të caktuar jep shteti për projekte të caktuara, për tema të caktuara, si në planin e brendshëm si ndërkombëtar, analizoni pak, ka mënyra të shmangies së procedurave, nuk mundesh me kthyer shtetin në kur simin në institucion“, tha Haradianj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat