Limaj i përgjigjet Haxhiut: Nuk i kam paguar qytetarët që të dalin nesër në protestë

Aktuale

Limaj i përgjigjet Haxhiut: Nuk i kam paguar qytetarët që të dalin nesër në protestë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Fatmir Limaj

Lideri i Nismas Social-Demokrate, Fatmir Limaj i është kundërpërgjigjur deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut e cila akuzoi atë se po paguan media e portale për të shtyrë idenë e votimit te demarkacionit.

Limaj tha se nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e tilla, por thotë se nuk i ka paguar qytetarët që të dalin nesër në protestë.

‘’Mund të ju them se unë nuk i kam paguar qytetarët që nesër të dalin më protestë’, ka thënë ai në TV Dukagjini.

Nesër pritet mbajtja e seancës për demarkacionin, duke nisur prej orës 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat