Eksperti i sigurisë flet për sulmin ndaj ambasadës së SHBA-së, tregon si të veprojë Kosova me Malin e Zi

Aktuale

Eksperti i sigurisë flet për sulmin ndaj ambasadës së SHBA-së, tregon si të veprojë Kosova me Malin e Zi

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:51
Fadil Kajtazi

Mbrëmë është sulmuar ambasada e SHBA-së në Podgoricë.

Për këtë, eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka thënë se sulmi është dëshmi se sa janë të përkushtuar qarqe të caktuara serbofile dhe rusofilë që ta demolojnë Malin e Zi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se për këtë, Kosova duhet të përmbyll sa më shpejtë të gjitha çështjet me Malin e Zi.

Postimi i plotë:

Sulmi i mbrëmshëm në ambasadën e SHBA-ve në Podgoricë është dëshmia se sa janë të përkushtuar qarqe të caktuara serbofile dhe rusofilë që ta demolojnë Malin e Zi. Është momenti i fundit që Kosova t’i përmbyllë të gjitha çështjet me Malin e Zi duke ju dhënë atyre atributin e subjektit ndërkombëtarë.
Ekzistenca e Kosovës në kuadër të përvijimeve të reja në gjeopolitikën ballkanike varet nga shpejtësia e veprimit të klasës politike në drejtim të funksionalizimit të plotë të shtetit.
Kjo vështirë arrihet me klasën politike injorante, egoiste dhe të ndikuar nga rrymat serbofile dhe rusofile. Duhet veprim i shpejt për t’i mënjanuar nga partitë politike dhe institucionet shtetërore!./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat