Qëndrimi i fundit i LDK’së: Me raportin e Bulliqit nuk e pranojmë Demarkacionin

Aktuale

Qëndrimi i fundit i LDK’së: Me raportin e Bulliqit nuk e pranojmë Demarkacionin

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:01
Ismet Beqiri

Deputeti i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë partia se partia e tij nuk është penguese dhe se do të votojë Demarkacionin, por ai tha se të gjithë duhet ta dinë se marrëveshja e Demarkacionit nuk është më ndryshe se ajo e 2015’ës.

Beqiri thotë se LDK nuk është bllokuese, por edhe kjo parti i ka qëndrimet e saj, dhe nuk pranon që raporti i Bulliqit nuk duhet të hidhet në votim pasi është kontradiktore me marrëveshjen e nënshkruar të Demarkacionit.

“S’kemi inati me Shpejtim  Bulliqin, por nëse edhe raporti i tij del në votim, cila është logjika e kësaj”, është shprehur deputeti i LDK’së.

“Ka qenë një kauzë me e rrëzu Qeverinë, krejt dynjaja po e sheh se nuk ka ndonjë ndryshim prej asaj që është nënshkru në vitin 2015”, ka thënë Beqiri. 

Pas pak pritet të mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet dhe do hidhet në votim projektligji për Demarkacionin.

Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave

Për shkak të refuzimeve të ashpra të opozitës së atëhershme që përbëhej nga VV, AAK dhe Nisma, si dhe në mungesë të votave të disa prej deputetëve të LDK’së, Demarkacioni tash e tri vjet nuk ka kaluar në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat