Krasniqi ia konfirmon ambasadorit amerikan: E gjithë PDK'ja është pro ratifikimit të Demarkacionit

Aktuale

Krasniqi ia konfirmon ambasadorit amerikan: E gjithë PDK'ja është pro ratifikimit të Demarkacionit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Shefi i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie.

Në këtë takim, Krasniqi ia ka konfirmuar edhe një herë ambasadorit amerikan qëndrimin e vazhdueshëm dhe të PDK-së dhe Grupit Parlamentar pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, duke e theksuar si çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit.

Krasniqi theksoi se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe shprehi bindjen se ky konsensus do të rritet.

Nga ana e tij, ambasadori Delawie theksoi rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i kësaj marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat