Rita Ora e vë në siklet zyrtarin e presidencës së Kosovës

Aktuale

Rita Ora e vë në siklet zyrtarin e presidencës së Kosovës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:21
Ardian Arifaj dhe Rita Ora

Gjatë konferencës për shtyp të këngëtares Rita Ora ka qenë edhe një moment që e ka vënë në siklet zyrtarin e presidencës së Kosovës, Ardian Arifaj

Një gazetare pyeti këngëtaren se “cilat janë ndryshimet që janë bërë në Kosovë prej që ka ardhur për herë të fundit?”.

Por, Rita pasi që në fillim tha nuk ka mundur të shoh shumë sepse sa ka ardhur, “por që nuk ka parë shumë ndryshime, ka thënë se ndoshta është ma mirë ta pyesin personin që ajo e kishte në krah” – e që ishte Ardian Arifaj.

Zyrtari i presidentit Thaçi u vu në siklet por tha se “Kosova ka ndryshuar shumë që nga viti 2012”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat