AAK: Haradinaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi

Aktuale

AAK: Haradinaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:54
Konferenca e AAK-së

(E plotësuar) - Pas lajmit se është arritur marrëveshje në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për kufirin një konferencë për media ka mbajtur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi  tha se  pas tri viteve po qartësohet diçka ku dy shtetet po komunikojnë mes veti për saktësim të elementeve të cilat janë kontestuar në Kosovë.

Isufi: Pas tri vitesh po qartësohet diçka

“Marrëveshja e dy presidentëve Thaçi dhe Vujanoviq tregon gatishmërinë e dy vendeve tona që të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen dhe të konsiderojnë ato çështje të cilat kanë qenë të diskutueshme më herët mes Kosovës dhe Malit të Zi sa i përket demarkacionit. Pas tri vitesh megjithatë po qartësohet diçka dhe vullneti i mirë i dy vendeve të ketë një kufi ku shtetet mes veti komunikojnë dhe ku ka një saktësim të elementeve të cilat janë kontestuar në Kosovë”, tha Isufi. 

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i  i AAK-së Blerim Kuçi  tha se  marrëveshja që u arrit shpreh vullnetin politik mes dy shteteve, dhe sipas tij kjo marrëveshje e prek edhe mundësinë jo vetëm të rishikimit por edhe të korrigjimit që ka qenë ajo e vitit 2015,pra të Kullës së Zhlebit dhe Çakorrit.

Kuçi: Marrëveshja rishikon dhe korrigjon pikat kyçe të vitit 2015 

“Marrëveshja shpreh vullnetin politik  dhe merr obligime shtetërore për të rishiku dhe korrigjuar dy pikat kyçe që kanë qenë të marrëveshjes 2015 , atë në Kullë të Zhlebit dhe të Çakorrit. Pra, kjo marrëveshje e prek edhe mundësinë jo vetëm të rishikimit por edhe të korrigjimit të dy pikave që kanë qenë kontestuese në marrëveshjen e vitit 2015”, tha Kuçi. 

Deputeti i AAK-së Muharrem Nita, tha se kryetari i AAK-së njëherit kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj  ka qenë i involvuar fort në negocimin e kësaj çështje. Sipas tij, Haradinaj është njëri prej personave kyç për këtë marrëveshje.

Nitaj: Njëri prej  personave  kyç për këtë  marrëveshje është kryeministri Haradinaj

“Ajo që mund t’iu  them është se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, aktualisht kryeministër i vendit ka qenë i involvuar fort në negocimin e kësaj çështje në disa muajt e fundit,  në mënyrën specifike me një intensitet shumë të shtuar në disa javë të fundit dhe mund t’iu them se njëri prej  personave  kyç në arritjen e kësaj marrëveshje është kryeministri i vendit Ramush Haradinaj”, tha Nitaj.

Zyrtarë të AAK kanë deklaruar se kjo marrëveshje është në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

AAK: Marrëveshja mundësi për korrigjim

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me marrëveshjen e arritur për Demarkacionin, kanë deklaruar se është mundësi jo vetëm të rishikimit por edhe të korrigjohet marrëveshja e arritur në vitin 2015.

Ata në një konferencë për media kanë thënë se kjo është një marrëveshje që merr obligime shtetërore dhe AKK do t’i përkrah proceset në vazhdim.

Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi tha se demarkacioni ka qenë një proces i stërzgjatur dhe marrëveshja që u bë, shpreh vullnetin politik mes dy shteteve. 

“Kjo marrëveshje e prek edhe mundësinë jo vetëm të rishikimit por edhe të korrigjimit që ka qenë ajo e vitit 2015. Kjo është një marrëveshje që merr obligime shtetërore dhe ne do ta përkrahim në proceset në vazhdim”, tha ai.

Deputeti Muharrem Nikaj tha se Ramush Haradinaj është njëri prej personave kyç për këtë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat