Gucati: Po presim përgjigje për peticionin kundër speciales - Bota Sot
Gucati: Po presim përgjigje për peticionin kundër speciales

Aktuale

E martë, 22 maj 2018

Gucati: Po presim përgjigje për peticionin kundër speciales

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:24
Hysni Gucati

Ideja për zhbërjen e Gjykatës Speciale nuk mori përkrahjen e duhur.

Organizatat e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, besojnë fuqishëm në imunitetin e deputetëve dhe se edhe njëherë do të ketë dëshmi për luftën e pastër të luftëtarëve.

Hysni Gucati, kryetar i OVL së UÇK-së, thotë se megjithëse janë dorëzuar rreth 16 mijë nënshkrime javë më parë, ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e vendit rreth kësaj çështje.

“Ne nuk kemi marrë përgjigje. Por, ne deri më tani e kemi kryer punën tonë ku dhe janë dorëzuar rreth 16 mijë nënshkrime. Besoj, se tash është në dorën e deputetëve të vendosin, por sidoqoftë unë prapë besojë në vendosmërinë dhe në imunitetin e deputetëve”, ka thënë Gucati shkurt për mediat vendore.

Nga ana e tij, Gucati konsideron se Gjykata Speciale është e padrejtë me luftëtarët e UÇK-së. Ndryshe vlen të kujtojmë se më 3 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës pati miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale, pa praninë e partive opozitare.

Ligji për Gjykatën është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test