Molliqaj për flamujt: Çdo distancim nga Shqipëria, na ofron me Serbinë - Bota Sot
Molliqaj për flamujt: Çdo distancim nga Shqipëria, na ofron me Serbinë

Aktuale

E enjte, 24 maj 2018

Molliqaj për flamujt: Çdo distancim nga Shqipëria, na ofron me Serbinë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Dardan Molliqaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj ndërrimit të flamujve kombëtar me atë shtetëror sonte “Te Rrethi”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se çdo përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria, po e afron vendin me Serbinë.

Sipas tij, qeveria aktuale hoqi flamurin kombëtarë në orët e vona, duke zgjedhur terrin.

Ja postimi i Molliqajt:

Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u ofruar me Shqipërinë.

Përderisa asnjë qeveri e pasluftës nuk e ndërmori asnjëherë asnjë hap të vetëm për t’i larguar flamujt e shtetit që na lufton, pra Serbisë, qeveria aktuale e hoqi flamurin kombëtar në orë të vona. Jo rastësisht e zgjodhën terrin. Kjo qeveri është qeveri e territ.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test