“Godet” ish komandanti i PDK-së: Këta persona do të ndiqen nga Gjykata Speciale! - Bota Sot
“Godet” ish komandanti i PDK-së: Këta persona do të ndiqen nga Gjykata Speciale!

Aktuale

E martë, 21 gusht 2018

“Godet” ish komandanti i PDK-së: Këta persona do të ndiqen nga Gjykata Speciale!

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 08:33
Gjykata Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë se Gjykata Speciale, do të rrënojë propagandën kundër luftës së UÇK-së.

Mustafa, në një postim në Facebook, ka thënë se beson që eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë nga kjo Gjykatë.

Sipas tij, Gjykata Speciale do të hetojë krimet ekonomike dhe do të ndjekë ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në Kosovë, përcjell Bota sot.

Image
Rrustem Mustafa

Më poshtë postimi i plotë i Mustafës:

Gjykata Speciale do të rrënojë propagandën kundër lirisë- UÇKsë

Propagandat sugjestive si dhe percepsionet e krijuara për UÇK-në, do të rrëzohen nga eprorët e UÇK-së, ata do të dalin faqebardhë.

Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.

Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë.

Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte fryme zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje se mbari.

Besoj në vlerat e lirisë dhe se tani më shumë se kurrë do të jenë të qarta të gjitha të ligat që e kanë rënduar vlerat e UÇK-së, e ku do të shihet se në mënyrë të orkestruar kanë sulmuar me të pavërteta dhe gjysmë të vërteta, jo vetem shteti mbi të cilin fituam, por edhe sistem shumë më i nderlikuar se vet shtetit armik./BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test