EUobserver: Kosova heq dorë nga zhbërja e Gjykatës Speciale

Aktuale

EUobserver: Kosova heq dorë nga zhbërja e Gjykatës Speciale

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:32
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Në një artikull të botuar sot në “ EUobserver “ flitet për zhvillimet e fundit në Kosovë, e që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

Aty përmendet reagimi pozitiv i ambasadave të përendimit në lidhje me zbrapsjen e liderëve Kosovarë për  zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Në këtë artikull citohen deklaratat e ambasadave kryesore evropiane dhe ajo e Amerikës, ku thuhet se vetëm me zbatimin e ligjit dhe sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë, kjo e fundit mund të tregojë maturinë e saj dhe gatishmërinë për integrimin në Evropë dhe organizatat ndërkombëtare.

“Presim nga Kosova që të mbajnë fjalën e tyre dhe institucionet e Kosovës të respektojnë këtë vendim” citohet në këtë artikull deklarata e ambasadave të huaja për Kosovën.

Kjo çështje mori “hov” sipas Euobserver, kur krerët e shtetit të Kosovës, që nga Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti përmes deklaratave braktisën një nga një tentativat për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Artikulli i publikuar sot në” Euobeserver”  tregon se kjo Gjykatë është ngritur mbi raportin e Dick Martyt, një politikani zvicerian, ku thuhet se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime, duke përfshirë edhe trafikim organesh të viktimave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo Gjykatë, sipas këtij shkrimi nuk ka pasur mbështetjen e duhur për shkak se është e mbëshetur masivisht në raportin e Martyt, duke i dhënë kështu gjykimit të krimeve të luftës një kahje të njëanshme,  dhe duke lënë të pagjykuara krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, kështu duke e bërë Kosovën të duket fajtore në këtë luftë.

Ndërkaq, ky artikull përmend edhe strategjinë e re për zgjerim të BE-së ku citohet fakti që Serbia duhet t’a njohë Kosovën në mënyrë që të përmbushë kriteret e nevojshme për anëtarësim në njërën anë.

Ndërsa në anën tjetër përmenden deklaratat e Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, se Serbia nuk ka nevojë t’a njohë Pavarësinë e Kosovës , mirëpo duhet të nënshkruajë një dokument juridikisht obligativ me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat