Reagimet e mediave serbe pas deklaratave të Edi Ramës që krahasoi liderët me lopët

Aktuale

Reagimet e mediave serbe pas deklaratave të Edi Ramës që krahasoi liderët me lopët

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 20:03
Edi Rama

Deklarata e Edi Ramës ku qortoi kreret  e institucioneve të Kosovës rreth qasjes ndaj Gjykatës Speciale duke i krahasuar me lopë që e shqelmojnë qumështin pas mbjelljes, ka bërë jehonë edhe në Serbi.

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer krerët e Kosovës as kur ka folur për Gjykatën Speciale, përkatësisht për përpjekjet e këtyre të fundit për ta shfuqizuar atë. Sipas Ramës, Kosova në vend se të provojë t’i zgjidhë problemet e saj të mëdha që i ka, po kujdeset për të krijuar të reja.

Shfuqizimin e Speciales, Rama e ka quajtur gabim që do të sillte pasoja fatale për Kosovën, pasi kryeministri shqiptar një përpjekje të tillë e sheh si tradhti ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Image

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama, për tentativën e tre liderëve për ta shfuqizuar Speciale në “Real Story” të Vizion Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat