Kelmendi kritikon ASHAK: Nexhat Daci po vazhdon dacovizmin pa asnjë vlerë shkencore

Aktuale

Kelmendi kritikon ASHAK: Nexhat Daci po vazhdon dacovizmin pa asnjë vlerë shkencore

Nga: Bota sot Më: 4 janar 2018 Në ora: 19:32
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike dhe anëtari i AAK-së Muhamet Kelmendi, ka kritikuar punën e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kelmendi ka thënë se ASHAK, nuk ka bërë asnjë punë të vlefshme shkencore, por u angazhua vetëm për punën e Demarkacionit me Malin e Zi, në anën e humbjes së territorit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Më poshtë postimi i plotë i Kelmendit:

Akademia e Shkencave te Kosoves kurre  nuk ka bere asnje pune te vlershme shkencore.

Anetaret jane pa vlera shkencore dhe te mbetur vetem ne tituj te fituare ne kohen e ish -Jugosllavise.
ASHK nuk ka dhene punime shkencore. 

Shih per kete arsimin, shendetesine, fushen sociale, ate ekonomike dhe diplomatike. Askund nuk ka asnje mendim shkencor te ASHK.

As ne shkencat shoqerore dhe as ne ato natyrore nuk ka punime.

Me "akademiket"si Nexhat Daci, Isa Mustafa e emenjaket e njejte, kurre shkenca nuk ece perpara.
ASHK as para, as ne lufte dhe as pas lufte nuk u angazhua fare ne ceshtjen nacionale shqiptare.

Mbi popullin shqiptar vepronte gjenocidi serbomadh dhe ASHK heshte pa dhene medime.

As per shtet sovran te Kosoves nuk u deklarua.

Vetem ne Demarkacion me Malin e Zi u angazhua, po ne anen e humbjes se territorit te Kosoves.

Me Nexhat Dacin kryetar vetem vazhdon dacovizmi i njejte dhe pa asnje vlere shkencore.

Kete nuk duhet perkrahur.
MK/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat