Sa votues dolën në vitin 2014 deri në ora 15:00 e sa tani?

Aktuale

Sa votues dolën në vitin 2014 deri në ora 15:00 e sa tani?

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 15:52
Zgjedhjet në Kosovë

Krahasuar me vitin 2014 në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 15:00 u regjistruan se kanë votuar 435.657 votues apo 26,66 për qind e qytetarëve të Kosovës, ndërsa sivjet numri i qytetarëve që dolën në zgjedhje është 498.509 apo 27,94 për qind.

Në vitin 2014, deri në orën 15:00, përqindja e qytetarëve që dolën në ato zgjedhje ishte 26,66 për qind, derisa sivjet arriti në 27,94 për qind.

Përmes faqes zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, përqindja e qytetarëve që dolën në votime deri në orën 15:00 është 27,94 për qind dhe arrin numrin 498.509.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat