Limaj: 11 qershori është paralajmërim i fitores së madhe të Nismës në Prizren

Aktuale

Limaj: 11 qershori është paralajmërim i fitores së madhe të Nismës në Prizren

Më: 29 maj 2017 Në ora: 23:02
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Nisma për Kosovën sonte në Prizren, mbajti tubim mobilizues me simpatizantë të rajonit të Vrrinit dhe Lumës, ku të pranishëm ishin kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, sekretari i përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe kryetari i Nismës për Prizren, Zafir Berisha, që të tre kandidatë për deputetë.

Nisma për Kosovën sonte në Prizren, mbajti tubim mobilizues me simpatizantë të rajonit të Vrrinit dhe Lumës, ku të pranishëm ishin kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, sekretari i përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe kryetari i Nismës për Prizren, Zafir Berisha, që të tre kandidatë për deputetë.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin e gjendjes në Prizren dhe Kosovë, kanë rastin që më 11 qershor këtë ta bëjnë duke triumfuar Nisma në zgjedhjet parlamentare dhe ai kërkoi që Nisma të fitojë edhe në zgjedhjet lokale në Prizren, të cilat mbahen në tetor. 

Ai tha se si asnjë herë më parë Kosovës i duhet ndryshimi, për të ecur përpara Kosova me programin social demokrat të Nismës. Limaj u bëri thirrje banorëve të Lumës dhe Vrrinit ta mbështesin Nismën dhe Zafirin për deputet se i duhet rajonit të Prizrenit. Ai tha se Zafa për pak kohë i duhet Parlamentit, e për shumë kohë drejtimit të Komunës së Prizrenit, si kryetar, ndërsa, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi tha se i duhet për më shumë kohë në Kuvend.

Limaj tha se qytetarët kanë vendosur që t’iu japin besimin, që t’i mbështesin për Parlamentin e Kosovës për t’i mbrojtur interesat e gjithë qytetarëve të Kosovës.

Limaj: Prova e parë është 11 qershori

“Nëse vërtet doni të ndryshoni gjendjen në Prizren dhe në Kosovë, prova e parë është 11 qershori. Më 11 qershor me fitoren e kandidatëve të Nismës në Prizren është parafitorja edhe paralajmërimi i madh i fitores për Prizrenin. Andaj, 11 qershori është shumë i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit, por është më rëndësi për shumë aktivistë të Nismës këtu. Është koha për Nismën në Qeveri, është koha për Nismën fuqishëm në Parlament. Është mundësia për vendin tonë, për t’i dhënë një drejtim ndryshe. Kosova ka nevojë për një qeveri reformatore”, theksoi Limaj.

Ai tha se kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë dhe kërkoi angazhim maksimal nga prizrenasit për fitoren e Nismës më 11 qershor.

Ndërsa, kandidati për deputet dhe kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se asnjë herë nuk janë mposhtur dhe nuk do të mposhtën as më 11 qershor. Sipas tij, Nisma për Kosovën është subjekt i ri, por me udhëheqës me përvojë, siç është Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi etj. Me fitoren e tij si deputet, ai tha se  do të angazhohet fuqishëm në Kuvend për këtë rajon me mbështetjen e prizrenasve që e ka të sigurt.  

Berisha: Prizreni ka nevojë me iu kthye krenaria dhe dinjiteti që është nëpërkëmbur

“Nga dita e sotme pres nga qindra të pranishëm që jeni këtu, të jeni pjesë e karvanit të fitores së Nismës, sepse më 11 qershor duke i mbështetur ekskluzivisht deputetët e Nismës për Parlament të Kosovës, ju keni mbështetur frymën më të fuqishme që do të jetë në Qeverinë e ardhshme dhe në Parlamentin e Kosovës. Duke mbështetur Nismën për Kosovën, ju keni përgatitë edhe për fitoren e radhës që do të ndodhë në Prizren në tetor të këtij viti dhe Prizreni do të bie në duar tuaja, sepse Prizreni ka nevojë me iu kthye krenaria dhe dinjiteti që është nëpërkëmbur që disa vite. Këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e vendosur, anëtarët e simpatizantët e Nismës dhe kjo do të dëshmohet fuqishëm më 11 qershor”, tha Berisha.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi tha se kjo pjesëmarrje sonte këtu po tregon mbështetjen pa as një kusht. Ai shprehu bindjen e plotë se me këtë pjesëmarrje në këtë tubim parazgjedhor, do të dal fitues Zafir Berisha dhe Nisma.

Sherifi: Po e shohë sonte në Prizren një mbështetje e pa kusht për Zafir Berishën

“Ajo që pash këtu, është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Këto ditë jam duke shkuar në çdo fshat të Malishevës dhe unë shoh aty një mbështetje të pa kufi dhe atë që po e shohë në Malishevë, po e shohë sonte në Prizren, një mbështetje e pa kusht për Zafir Berishën. Jam shumë i sigurt që ju do të vazhdoni ta mbështetni Zafën dhe Nismën edhe më shumë se që e keni mbështetur deri më tani”, theksoi Bilalli.

Po ashtu të pranishëm kanë qenë edhe kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, Albulana Balaj Halimaj dhe Emanuela Koni

Image

Limaj: Si asnjëherë më parë Kosovës i duhet ndryshimi

NISMA për Kosovën sonte në Prizren, mbajti tubim mobilizues me simpatizantë të rajonit të Vrrinit dhe Lumës.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin e gjendjes në Prizren dhe Kosovë, kanë rastin që më 11 qershor këtë ta bëjnë duke triumfuar Nisma në zgjedhjet parlamentare dhe po ashtu, Nisma të fitojë edhe në zgjedhjet lokale në Prizren, të cilat mbahen në tetor.  

"Si asnjë herë më parë Kosovës i duhet ndryshimi, për të ecur përpara Kosova me programin social demokrat të Nismës. Ju banorë të Lumës, Vrrinit dhe Opojës, mbështeteni Zafirin për deputet se i duhet rajonit tuaj. Zafa për pak kohë na duhet në Parlament, e për shumë kohë në Komunën e Prizrenit, si kryetar. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi na duhet për më shumë në Kuvend", tha Limaj.

Ndërsa, kandidati për deputet dhe kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se asnjë herë nuk janë mposhtur dhe nuk do të mposhtën as më 11 qershor.

"Nisma për Kosovën është subjekt i ri, por me udhëheqës me përvojë, siç është Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi etj. Unë do të angazhohem fuqishëm për këtë rajon në Kuvend me mbështetjen tuaj të sigurt që e kam ", tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi tha se kjo pjesëmarrje sonte këtu po tregon mbështetjen pa as një kusht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat