Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ende janë duke punuar në lidhje me çështjen e koalicioneve.
“Ende duke punuar në koalicionet parazgjedhore..”, tha Haziri.
Në anën tjetër ka zëra se Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur marrëveshje parazgjedhore me subjektin më të ri politik në Kosovë, Alternativa.
Në anën tjetër Haziri është njëri ndër emrat që po përmendet si kandidat për postin e kryeministrit nga radhët e LDK-së, mirëpo ky i fundit nuk ka dashur të flas në lidhje me çështjen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka caktuar datën 19 maj, si koha e fundit e certifikimit të partive dhe listave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.