Ambasada amerikane reagon pas votimit të mocionit

Aktuale

Ambasada amerikane reagon pas votimit të mocionit

Nga: A.M. Më: 10 maj 2017 Në ora: 18:18
Ambasadori amerikan, Greg Delawie

Ambasada amerikane përmes një komunikatë për media ka reaguar pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës nga deputetët.

Në reagim thuhet se Kuvendi i Kosovës e ka thënë fjalën e vet dhe ka kërkuar nga zyrtaret e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohsme, ftojmë të gjithë zyrëtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat