Kryeministri: Jashtë realitetit propaganda e Serbia për luftë, në dialog edhe opozita

Aktuale

Kryeministri: Jashtë realitetit propaganda e Serbia për luftë, në dialog edhe opozita

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 13:34
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare, duke theksuar se në këtë fazë ka hapësirë që pala kosovare të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të afërt.

Në një intervistë për Telegrafin, Mustafa ka folur edhe për propagandën e vazhdueshme të Serbisë se “Kosova po përgatitet për luftë”, duke thënë se kjo është në shpërputhje me realitetin. Po ashtu Mustafa ka folur edhe për ndërtimin e të ashtuquajturit “muri i ri” në veri të Mitrovicës, për politikën e brendshme, për zgjedhjet e parakohshme dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë mendoj se kemi hyrë në fazën përmbyllëse të këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me praninë e domosdoshme të SHBA-ve. Vlerësoj se në këtë fazë ky proces duhet të jetë shumë më dinamik, me afate dhe caqe më të qarta. Ka hapësirë që pala jonë të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të shpejtë", ka thënë Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat