Mustafa: Sot merret vendimi për murin

Aktuale

Mustafa: Sot merret vendimi për murin

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 15:19
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe sekretari përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka shprehur sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg nevojën për ta ndihmuar Kosovën në shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e  NATO-s, kreu i ekzekutivit theksoi se ka pasur provokime sistematike kohëve të fundit nga Serbia, por se janë marr vesh në Bruksel që t’i tejkalojnë ato.

Ndërsa, sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg tha se stabiliteti i Ballkanit është me rëndësi kritike për NATO-n.

 Derisa ka shtuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë si e vetmja zgjidhje për të arritur paqen dhe stabilitetin. Ai vlerësoi se marrëveshjet e arritura duhet të jetësohen.

 Në këtë konferencë kryeministri Mustafa u pyet edhe rreth murit në veri, për të cilin tha se sot pritet të zgjidhet kjo çështje dhe do të ketë një takim mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësuesve të serbëve në veri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat