Ministria e Jashtme tregon detajet: Ja pse iu ndalua hyrja në Kosovë Aleksandër Vulinit

Aktuale

Ministria e Jashtme tregon detajet: Ja pse iu ndalua hyrja në Kosovë Aleksandër Vulinit

Nga: Erona Behrami Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 10:11
Aleksandër Vulin

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se ndalimi i djeshëm i Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale të Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin për të hyrë në Kosovë, ka ndodhur për faktin se i njëjti gjatë vitit të kaluar në disa vizita të tij në Kosovë nuk e ka respektuar lejen e dhënë. 

Gazeta “Bota Sot”, ka kontaktuar zyrtarët e MPJ-së, për të marrë një përgjigje në lidhje me arsyet e ndalimit të hyrjës së Vulinit në Kosovë

Sipas MPJ-së, deri të ndalimi i Vulinit ka  ardhur pasi ky i fundit, gjatë vitit të kaluar në disa vizita të tij në Kosovë nuk e ka respektuar lejen e dhënë.

“Ju njoftojmë se Aleksandër Vulin ka bërë kërkesë zyrtare për të hyrë në Republikën e Kosovës. Por Ministria e Punëve të Jashtme, ia ka ndaluar hyrjen duke pas parasysh faktin se i njëjti gjatë vitit të kaluar në disa vizita të tij në Kosovë nuk e ka respektuar lejen e dhënë. Ju kujtojmë se në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, për çdo vizitë të zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet bëhet kërkesë zyrtare dhe përgjigja për të, qoftë pozitive apo negative jepet konform kërkesës së parashtruar. Andaj kjo kërkesë e tij apo përgjigja në rastin konkret nuk ka të bëj me ndonjë afat të caktuar kohor. Ajo lëshohet specifikisht për një kërkesë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, dërguar gazetës “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat