Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Aktuale

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 07:34
Ilustrim

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste, që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë hebre u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Për nder të kësaj dite, dje në Prishtinë u organizua një akademi solemne ku  u përkujtuan viktimat e Holokaustit dhe ndihmesën që dhanë shqiptarët për të shpëtuar hebrenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat