Arrestohen katër persona, tre prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Aktuale

Arrestohen katër persona, tre prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:57
Ilustrim

Pas hetimeve disa mujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre, persona zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, me inicialet, B.N., K.M. dhe N.V., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione nga neni 336. Ndërkaq, shuma e keqpërdorimit është mbi dyqindmijë (200.000) euro.

Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden ne masën e arrestit shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat