Ikni se po vjen " VOZI" !!!

Aktuale

Ikni se po vjen " VOZI" !!!

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 14 janar 2017 Në ora: 12:07
Treni serbë

Rreth 2 miliard EURO na shqiptarët ( patriotë e veteranë) ja rrasim në gushë ( buxhet)  Serbisë !

480 milion euro blejmë na shqiptarët e Kosovës mallra serbe në vit ( me letra) plus nja 500 milion që hyjnë mallra në të zezën, kjo  i bjen dikund 1 miliard euro ja dërgojmë në gushë Serbisë " anmike". 160 milion euro blejnë mallra Serbie vllaznitë tanë në Shqipni brenda vitit...

Gati komplet importi i Kosovës ashtë 2.3 miliard Euro nga Serbia e Maqedonia....

Plus na " patriotat" mërgimtarë ja falim Serbisë brenda viti, duke udhetue me makina luksoze nëpër rrugët serbe  nja 250 milion Euro...E pra hiq mos ti kritikojmë as banditat politikanë e as pushtetarët, ngase as na qytetarët nuk jemi asnjë gram ma të mirë se ata e ato.....

Image

Na shqiptarët jemi fjalamana ( sikur unë tash me ketë shkrim po de po ) ndërsa në praktikë e përditshmëri jemi shoqeri banditeske, ngase miliarda mall blejmë nga serbet çetnika, dhe miliarda të tjerë pasuni  Kosove ua kemi shit anadollakëve, e pra na shqiptaret i mbajmë gjallë anmiqët tanë me paratë tana....

E qysh deshëm na tash me e ndal " vozin " serb....bile me kanë që ai " voz" sjell PLAZMA keksa ..shumë shype kishin prit në rend me marrë nga pak keksa „ gratis“ !?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat