Stefanoviq i reagon ashpër ministrit Tahiri: Shqipëria nuk guxon të ndërhyjë në sovranitetin e Serbisë

Aktuale

Stefanoviq i reagon ashpër ministrit Tahiri: Shqipëria nuk guxon të ndërhyjë në sovranitetin e Serbisë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 11:59
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stoke lidhur me rastin e Ramush Haradinajt.

Stefanoviq është ankuar pasi sipas tij ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka ndërhyrë në sovranitetin shtetëror të Serbisë, duke i kërkuar Interpolit rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar për Ramush Haradinajn.

“Kërkesa e Tahirit është ndërhyrje e përafërt dhe e papranueshme në sovranitetin e shtetit të Serbisë, e cila është anëtare e plotë e Interpolit”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka shtuar se kërkesa e ministrit shqiptar paraqet ndërhyrje të papranueshme në parimet themelore të punës së Interpolit, pasi këta të fundit kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit të shteteve dhe bashkëpunimin vullnetar të institucioneve kompetente.

“Autoritetet gjyqësore në Serbi janë absolutisht sovrane dhe të pavarura në kryerjen e hetimeve në lidhje me veprat penale të kryera nga qytetarë të një shteti të ashtuquajtur Kosovë”, ka theksuar Stefanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat