Tre shqiptarë u qëlluan nga sulmi me armë në Stamboll, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aktuale

Tre shqiptarë u qëlluan nga sulmi me armë në Stamboll, një i vdekur dhe dy të plagosur

Më: 2 janar 2017 Në ora: 09:44
Pamje nga sulmi

Në mesin e viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë në lokalin e natës në Stamboll ishin edhe tre persona me origjinë shqiptare.

Konkretisht, një i vdekur dhe dy të plagosur, raporton ‘Presheva Jonë’, ndërsa nuk janë bërë të ditur emrat e tyre. Ata janë shtetas të Turqisë por me origjinë shqiptare.

Nga sulmi i armatosur natën e ndërrimit të viteve 39 persona mbetën të vrarë dhe 69 u plagosën.

Sulmi është konsideruar terrorist, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.

Shumë prej viktimave janë shtetas me origjinë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat