Ndotja e ajrit në Prishtinë nuk ka të ndalur së tejkaluari limitet.
Banorët e kryeqytetit të shtetit më të ri në Evropë e kanë kaluar edhe një natë me ajër tejet të rrezikshëm.
Në natën e së dielës, gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës është bërë shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Sipas matjes më të fundit, të bërë në orën 22:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ajri në kryeqytetin kosovar është "shumë i rrezikshëm" për shëndetin.
Në Prishtinë cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 388 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër në ueb-sajtin e saj.