Kajtazi: Serbia nuk ka kapacitete për ta pushtuar Kosovën

Aktuale

Kajtazi: Serbia nuk ka kapacitete për ta pushtuar Kosovën

Nga: Mimozë Lakna Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 13:45
Fadil Kajtazi

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës, Fadil Kajtazi, ka folur lidhur me furnizimin me gjashtë avion MiG-29 dhe 30 tankeve T-72B3, duke theksuar se të njëjtat nuk e përmirësojnë pozitën ushtarake të Serbisë në rajon dhe në raport me faktorët që garantojnë sigurinë e Kosovës.

“Furnizimi me gjashtë avion MiG-29, dhe tridhjetë tankeve T-72B3, është i kushtueshëm për buxhetin e varfër të Serbisë, dhe kjo sasi e armatimit nuk përmirëson pozitën ushtarake të Serbisë në rajon dhe në raport me faktorët që garantojnë sigurinë e Kosovës. Këta avion dhe tanke, pavarësisht se janë modele të modifikuara, kanë kapacitete të kufizuara tekniko-taktike në raport me aeroplanët e shteteve anëtare të NATO-së dhe të atyre që i posedojnë ushtritë e rajonit”, ka thënë Kajtazi.

Në raport me Kosovën, Kajtazi ka vlerësuar se, pa NATO-n, sasia e armatimit që posedon tani Ushtria e Serbisë është e mjaftueshme për ta pushtuar Kosovën.

“Dhe kjo me kushtin nëse flasim në aspektin bukëval, e që nënkupton se Ushtria e Republikës së Kosovës nuk armatoset”, ka thënë ai.

Mirëpo sipas tij, rrethanat janë tjera në krahasim me ato të fillim viteve të nëntëdhjeta, dhe planifikimet eventuale serbe për ndonjë aventurë të re ushtarake në Ballkan, mundë të jenë të kobshme për Serbinë dhe mundë ta reduktojnë shtetin serb në atë që njihej nga historia si “Beogratski Pashalluk” “Prandaj blerja e gjashtë MiG-29 dhe e tridhjetë tankeve T-72B3, më tepër ka karakter psikologjik jo aq shumë për Kosovën sa frikës “Hrvatska do Zemuna”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat