Vuçiq: Kroacia nuk mund të na shkelë, ka kaluar koha e “Olujave”

Aktuale

Vuçiq: Kroacia nuk mund të na shkelë, ka kaluar koha e “Olujave”

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 19:59
Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se në Bruksel përfundoi konferencën ndërqeveritare në të cilën Serbia ka hapur dy kapituj.

Ai shtoi se Serbia tashmë ka hapur dy kapituj dhe njëri do të mbyllet së shpejti.

Janë hapur kapitullin 5 që ka të bëjë me Prokurimin Publik dhe kapitulli i 25 që ka të bëjë me shkencë dhe hulumtim. Kryeministri serb përgëzoi qytetarët, shkruan b92.

Por në një konferencë të jashtëzakonshme për media në të cilën i është drejtuar popullit, Vuçiq ka treguar se ka qenë Kroacia ajo që e ka bllokuar hapjen e kapitullit 26,.

Vuçiq ka thënë se Serbia nuk e urren askënd, dhe nuk dëshiron konflikte, pasi sipas tij do të flasin me të gjithë ata që donë të flasin, gjithashtu do të jenë të zellshëm për kompromise.

“Ne nuk do të jemi ata që dëshirojnë të tjerët, asnjëherë, në asnjë mënyrë nuk do të përulemi. Serbia kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkelin, as ta gjuan poshtë, madje as ta poshtërojnë. Kjo është një tabelë e vlerave tona, me kohë kemi hyrë në negociata, me kohë do të dalim, unë shpresoj se shumë shpejt do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian…”, u shpreh Vuçiq.

Sipas tij, Serbia nuk ka kompromis për të bërë me Bashkimin Evropian, por me vetveten.

Tutje ai ka thënë se më nuk i intereson se kur hapet kapitulli i 26 që ka të bëjë kryesisht me të drejtat e komunitet kroat që jeton në Serbi.

Vuçiq ka thënë se ajo që ka bërë Kroacia është anti-vlerë e BE-së dhe se nuk i kupton disa vende anëtare të Bashkimit Evropian që po heshtin për këtë.

“Neve do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe me Kinën edhe me Rusinë, dhe për këtë nuk mundet të na ndalë askush, as Brukseli”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, kryeministri serb ka shtuar se kushdo që mendoj se do të ketë me aksione sikur ishte “Oluja” (Aksioni Stuhia) gabohet dhe se këtë e ka thënë edhe para 20 e më shumë vitesh. Sipas tij, serbët nuk do ta sulmojnë askënd, por nuk do t’i nënshtrohen askujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat