Kryeministri Mustafa jep shkallën e papunësisë: Më e ulëta në pesë vitet e fundit

Aktuale

Kryeministri Mustafa jep shkallën e papunësisë: Më e ulëta në pesë vitet e fundit

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 13:10
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook, ka dhënë një lajm shumë të mirë, ku sipas të dhënave shkalla e papunësisë në Kosovë, është vetëm 26.2% dhe se trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike.

Ja shënimi i tij i plotë

“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit.

Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi.

Trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike. IM”, ka shkruar Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat