Avni Dehari me disa vargje prekëse për djalin e tij, Astritin!

Aktuale

Avni Dehari me disa vargje prekëse për djalin e tij, Astritin!

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 22:33
Avni Dehari

Avni Dehari, babi i Astritit, i cili vdiq para dy ditësh në qendrën e Paraburgimit në Prizren, ia ka kushtuar disa vargje drithëruese.
Në këto vargje, Avniu kujton edhe djalin tjetër, Arbnorin i cili kishte vdekur kohë më parë.

PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!?

U hap lajmi si rrufe
Lajm ugur po për atdhe,
E torturuen pastaj e vranë
Astrit Deharin djal bujar.

Atje n´burg mbyllun me dry
Korba t´zi ia kan msy,
U thanë lulet, e thanë barin
Kur e vranë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin
Prizerenit ia vranë gzimin,
Kur u vra Astriti djal
Po ja qojnë Arbnorit n´varr.

O Astrit djal i Arbnisë
Djal besnik i Dardanisë,
Tanë shoqnia po lotojnë
Dhe familjen ta ngushllojnë.

Ti ngushllojnë babe e nanë
Ta ngushllojnë nusen e re,
Tash Arbnorin merre ngryk
Se u flijove për atdhe.

O Astrit ti lul` bajraku
Pa Ty hije ma ska konaku,
Mundi yt nuk ka shkue kot
Hero i vërtetë për jetë e mot!

Avni Dehari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat